Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

JO VETËM JUVENTUS E INTER/ Mbrojtësi i Kombëtares kërkohet edhe nga gjigantët e Premier…

Për Marash Kumbullën nuk interesohen vetëm dy gjigandët e futbollit italian, Juventusi dhe Interi, pasi së fundmi mbrojtësi i kombëtares shqiptare i cili ka bërë një sezon të shkëlqyer deri tani me fanellën e Veronës ka përfunduar në radarët e Manchester United.

“Djajtë e Kuq” e kanë ndjekur lojtarin dhe shikojnë te Kumbulla një të ri premtues që mund të ketë një karrierë fantastike.

Për këtë arsye kanë nisur edhe kontaktet e para me drejtuesit e Veronas.

Fillimisht ka qenë Juventusi që ka shfaqur interes për lojtarin, ndërkohë që në javët e fundit ka lëvizur edhe Interi.

Por me hyrjen në garë të United, konkurrenca pritet të jetë më e ashpër.

Aktualisht kartoni i Kumbullës vlerësohet rreth 15 milionë euro, por nëse vazhdon me këto paraqitje, vlera e shqiptarit do të rritet ndjeshëm.

Related posts

TIFOZËT ITALIANË NË STADIUME/ Ministri i Sportit Spadafora: Duhet të presim deri në…

Delo.autor

GOL NË SEKONDAT E FUNDIT NË EUROPA LEAGUE/ Wolves lë me pasoja tifozin kundërshtar (VIDEO)

Delo.autor

MË SHUMË NDESHJE, MË SHUMË SHOW/ UEFA prezanton Championsin e ri

F.autor

Leave a Comment