Sport Të tjera

NË PRAG TË OLIMPIADËS/ “Pekin 2022” në provat gjenerale, testi olimpik si në një bunker anti-Covid

Në shkurt të vitit të ardhshëm do të zhvillohen Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, një tjetër event olimpik që organizohet në kushte të vështirë për shkak të pandemisë.

Në Pekin ka nisur sot një event-test nga ana e organizatorëve, që po bëjnë provat gjenerale në prag të Olimpiadës. Testi zhvillohet në disa disiplina sportive, por ajo që bie në sy janë masat ekstreme që janë marrë.

Sportistët dalin nga hoteli vetëm për të shkuar në stërvitje apo ndeshje, të gjithë kryejnë çdo ditë testin anti-Covid dhe respektojnë distancën. Personeli që shoqëron sportistët dhe stafi ndihmës janë të veshur me uniforma speciale, për të evituar infektimin nga koronavirus.

Protokollhet e hyrjes dhe daljes nga impiantet sportive janë të ashpra, ndërkohë që edhe gjatë kohës së ushqimit sportistët thuajse janë të izoluar. Pra, duket sikur sportistët janë në një bunker.

Related posts

“A DO BËHET TRAJNIER I KOMBËTARES KUQEZI?” Lorik Cana përgjigjet në mediat franceze

F.autor

“MUNGOI BASHKËPUNIMI”/ Trajneri Duro: Nuk shfrytëzuam hapësirat për të vulosur fitoren!

Delo.autor

NUK I PËRMBAJTI NERVAT/ Shikoni se çfarë bëri sulmuesi i Interit ndaj lojtarit të Milanit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment