Futboll Premier League Sport

BËRI PARAQITJE FANTASTIKE NDAJ REALIT/ Guardiola nis menjëherë sulmin për mbrojtësin e klubit spanjoll…

Manchester City mund t’i habisë të gjithë duke blerë në janar mbrojtësin e Athletico Bilbaos, Unai Nunez. Nuk flitet për një blerje të madhe me shifra të çmendura, pasi 22-vjeçari mund t’u kushtojë “Qytetarëve” vetëm 26 milionë euro.

Football Insider shkruan se lojtari i ri ka bindur Pep Guardiolën t’i ofrojë një kontratë sidomos pas paraqitjes fantastike ndaj Real Madridit. Spanjolli luajti për 90 minuta dhe ndali Benzemanë e Balen, por ajo që bie në sy jane statistikat e dobëta të lojtarit.

Lojtari ka luajtur 6 ndeshje këtë sezon nga të cilat 5 si titullar. Ai ka qëndruar 13 ndeshje në stol, ndërsa interesimi për të duket pak i çuditshëm. Media në fjalë pretendon se për Nunez janë të interesuara dhe Arsenali, Evertoni dhe Bayern Munchen. Nunez ka qenë një lojtar stoli dhe sezonin e kaluar.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Ukrainasi refuzon Kukësin, ja paga e majme që kërkoi sulmuesi 24-vjeçar…

Delo.autor

JUVENTUS-PARMA/ Brugman befason “Veteranin” Buffon me një “PERLË” nga 20 metra distancë (VIDEO)

Delo.autor

Historia e yllit të Danimarkës/ Lindi në gomone, prindërit shpërthyen derën e federatës

Sadik.Autor

Leave a Comment