Futboll Seria A Sport

HEQJA E SHIRITIT TË ICARDIT/ Pirlo del kundër rrymës: Duhet të ketë ndodhur diçka brenda skuadrës

Në Itali është çështje dita kriza mes Interit dhe sulmuesit argjentinas Mauro Icardi. Ky i fundit ka mbajtur shiritin e kapitenit këtë sezon, por prej muajsh rinovimi i kontratës së tij po zvarritet dhe duket se ngacmimet mediatike të bashkëshortes-agjente Wanda Nara kanë acaruar drejtuesit zikaltër.

Dje, pa asnjë shpjegim zyrtar, Interi i hoqi shiritin e kapitenit yllit të vet, duke ia dhënë portierit Samir Handanovic.

Befasi e madhe, shoqëruar nga refuzimi i Icardit për të shkuar në Vjenë për ndeshjen kundër Rapidit në Europa League, sinjal i qartë se krisja është e thellë dhe ndoshta nuk ka më pajtim.

Tifozët zikaltër, të paktën pjesa më e madhe e tyre, janë kundër klubit, që merr një vendim të tillë në mes të sezonit dhe nuk jep asnjë arsye, por ndërkohë një nga legjendat e futbollit italian, Andrea Pirlo, e mendon ndryshe.

Ish-mesfushori i Interit, Milanit dhe Juves, i ftuar në Skysport si opinionist për ndeshjet e Champions League, komentoi çështjen Icardi: “Duhet të ketë ndodhur diçka brenda skuadrës. Administratori Beppe Marotta po bën një punë të shkëlqyer, është një pozicionim shumë i qartë prej tij. Ai po tregon me fakte se ekziston një klub që komandon dhe lojtarët vijnë më pas”.

Related posts

“AI ËSHTË NJË NGA MË TË MIRËT NË FUTBOLL”/ “Pleshti”: Neymar dëshiron të kthehet…

Delo.autor

FIORENTINA-INTER/ “Vendasit” kalojnë në epërsi, shënon Simeone

Delo.autor

EKSPERIENCË DHE KLAS/ Inter Miami nuk mjaftohet me Messin, zyrtarizon mesfushorin që ka kontribuar shumë për Barcelonën

F.autor

Leave a Comment