Futboll Sport

U BLE SA NJË MAKINË! Thomas Strakosha, thesari i Lazio

Forma ekzaltuese e Lacios në futbollin italian nuk ëshjtë fryt i rastësisë, pasi ekspertë mendojnë se politikat e mira drejtuese dhe zbulimet në merkato, e kanë kthyer ekipin roman në një thesar të vërtetë, me bazë të rinjsh që mundin edhe favoritët. Superkupa e Italisë ku bardhekaltërit u imponuan 3-1 ndaj Juventus në Doha, sipas mediave është ndërtuar falë punës së jashtëzakonshme të shqiptarit Igli Tare.

Drejtori sportiv ka blerë ndër vite, lojtarë me shifra qesharake, që më pas kanë shumëfishuar vlerën e tyre. Por nuk është vetëm ish bomberi i kombëtares kuqezi, i vetmi shqiptar që spikat.

Platforma Mediaset ka vendosur Tomas Strakoshën si thesarin më të vlefshëm të Lacios, dhe jo pa arsye. I blerë sa një makinë ose ndoshta më pak, portieri tani është kthyer në garanci mes shtyllave, duke shtuar dhe pretendentë për shërbimet e tij. 24 vjeçari i lindur në Athinë që luan me përfaqësuesen kuqezi, u ble për 75 mijë Euro, dhe tani vlen hiç më pak se 25 milionë Euro, minimumi i shifrës që vlerësohet në treg, e madje dhe për kaq, Lacio ka refuzar ta shesë.

Mes lojtarëve me ngritjen më të madhe të vlerës, është dhe Milinkoviç Saviç,serbi për të cilin skuadrat më të mëdha kontinentale, janë gati të shpenzojnë 100 milionë Euro.

Related posts

E BUJSHME/ Talenti Zaniolo “bën gol” jashtë fushës së blertë, feston Shën Valentinin me “fiksimin” e Neymar (FOTO)

Delo.autor

“REVOLUCION NGA “RRËNJËT” NË VERË/ Javë vendimtare për të ardhmen e Milanit, ja situata

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Leicester, rekord penalltish në Premier. Plas sherri tek dhoma e VAR (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment