Futboll Seria A Sport

U LARGUA NGA JUVENTUS/ Sulmuesi Mandzukic jep lamtumirën: Është e pamundur të përmbledhësh 4 vite…

Mario Mandzukiç u largua edhe zyrtarisht nga Juventusi, teksa firmosi për skuadrën e Al Duhail.mandzukic.juve.2018.19.passaggio.750x450

Ditën e sotme sulmuesi kroat ka postuar një letër lamtumire, për Juventusin dhe për tifozët e këtij ekipi. Mandzukiç, në postimin e tij në “Instagram” shkruan se muajt e fundit ku ai kaloi shumë vështirësi, nuk do ta ndryshojnë respektin dhe dashurinë për Juventusin.

“Është e pamundur të përmbledhësh 4 vite e gjysmë në një lamtumirë të thjeshtë, por shpresoj që ta keni parë pasionin tim për këtë klub. Një falënderim i madh për Alegrin dhe Marotën, që më dhanë mundësinë të luaj për këtë klub. Ka qenë një privilegj të luaja për këtë ekip, dhe muajt e fundit nuk do ta ndryshojnë respektin dhe dashurinë për Juventusin. Falënderoj të gjithë shokët e skuadrës që kam pasur në këto sezone. Më pëlqeu vërtet çdo betejë e vetme me ju dhe ne kemi fituar shumicën e këtyre betejave!

Nuk do t’i harroj të gjitha fitoret dhe trofetë, rezultat i cilësisë, punës së palodhur dhe shpirtit të ekipit. Një falënderim i madh edhe për trajnerët, stafin mjekësor, fizioterapistët dhe çdo person tjetër që shqetësohet nëse lojtarët e Juventus janë në kushtet më të mira për të qenë të suksesshëm. Dhe në fund, falënderimi më i madh për tifozët e mrekullueshëm që janë arsyeja e vërtetë pse klubi është kaq i madh dhe i suksesshëm.

Unë vërtet e kam vlerësuar mbështetjen që më treguat që nga dita e parë. Si përfundim, jam përpjekur gjithmonë të bëj çmos për Juventusin, ju uroj më të mirën! Dhe për mua, është koha për një kapitull të ri.”, shkruan Mandzukiç.

Related posts

NË ITALI E BËJNË TË SIGURT/ Broja në verë te Milani, do të zëvendësojë Ibrahimoviçin

F.autor

SULMON BAYERN MUNICH/ Mbrojtësi Alaba: Klubi më dha goditje në fytyrë, donin të më…

Delo.autor

“COUNTDOWN” KA FILLUAR TEK PSG-JA/ Ja kur pritet të rikthehet Neymar tek skuadra

Delo.autor

Leave a Comment