Futboll Premier League Sport

DËSHTUAN NË MERKATO/ Jose Mourinho kërkon MBROJTËSIN më të mirë në BOTË

Merkatoja e Manchester United nuk ka ecur sipas dëshirave të Jose Mourinho. Tekniku i “Djajve të Kuq” doli sot në konferencën për shtyp ku nuk e fshehu dot zhgënjimin për pamundësinë për të firmosur me njërin prej 3 mbrojtësave Toby Alderëield të Tottenhamit, Jerome Boateng të Bayern Munich dhe Harry Maguire të Leicester.

Por sipas “Sky Sports” tekniku portugez e ka kthyer vëmendjen te mbrojtësi me eksperiencë Diego Godin i Atletico Madridit përpara se të përfundojë afati i merkatos për futbollin anglez sot pasdite në orën 17:00. Por duke parë afatin e afërt Mourinho gati është dorëzuar për pritjen e blerjeve të reja dhe ka pranuar se duhe të mbështetet tani te skuadra aktuale.

Është koha të ndaloj së menduari rreth merkatos. Nuk kam besim. Duhet të përqëndrohem te lojtarët që kam dhe ndeshjet e ardhshme”, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp “The Special One”.

Related posts

“TEK TIRANA MUNGON QETËSIA”/ Flet trajneri Mema i bindur: Lojtarët i kam me vete, do flas me Halilin për…

Delo.autor

“KOÇO ËSHTË BËRË PISHMAN QË U FUT NË SUPERIORE”/ Fidel Ylli: Ja pse ai duhej të ngrihej kundër presidentëve të tjerë

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ INTER/ Totti: Dua të di se si VAR nuk e pa atë penallti, nuk mund të…

Isa.Autor

Leave a Comment