MMA Sport

E AKUZOJNË SE ËSHTË PAGUAR PËR TË HUMBUR NDAJ “NOTORIUOS”/ Reagon Cerrone: Më mirë do të ndeshesha falas sesa…

Donald Cowboy Cerrone-s i kanë thënë shumë gjëra në karrierën e tij, por asnjëherë nuk është cilësuar një hileqar apo një person i korruptuar.

Në prag të ndeshjes së tij ndaj Conor McGregor në UFC 246 që do të zhvillohet më 18 janar, zëra në fushën e MMA thonë se ai është paguar për të humbur ndaj irlandezit.

“Asnjëherë në botë, unë nuk i bëj këto gjëra,” shprehet Cerrone për MMA Fighting.

“Këto janë broçkulla që qarkullojnë. Nuk do të pranoja ta bëja atë gjë për të gjitha paratë e kësaj bote. Nuk do ta shihja dot veten time në pasqyrë, kështu që rrini të qetë.

Më mirë do të ndeshesha falas sesa të merrja para për të humbur. Do të bëj çmos për të fituar, si gjithmonë.”

Related posts

MERKATO E JANANRIT/ Arsenali me ofertë të lartë për yllin kolumbian

Isa.Autor

VIDEOLAJM/ Mundësi çeçen ngre flamurin SHQIPTAR në Beograd

F.autor

“KRITIKAT E TIFOZËVE JANË TË DREJTA”/ Flet mesfushori Xhaka: Duhet të jeni të sigurt që…

Delo.autor

Leave a Comment