Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Arsenal ndalet në transfertë, Chelsea zhgënjen në shtëpi

Janë mbyllur para pak minutash 5 ndeshjet e Premier Ligës, të vlefshme për xhiorn e 19-të në këtë kampionat.

Mikel Arteta e ka nisur me barazim aventurën e tij si trajner te Arsenali, me këta të fundit që nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Burnmëthit në transfertë.  Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me Gosling, i cili realizoi në minutën e 35’.

Megjithatë shifrat u barazuan nga Obamejang në minutën e 64’. “Topoçinjtë” provuan disa herë të gjenin golin e fitores, por pa sukses pasi vendasit mbroheshin shumë mirë.EVERTON

Ndërkohë me fitore ka nisur avantura e Ançelotit në drejtimin e Evertonit, teksa kanë triumfuar në shtëpi ndaj Bernleit me rezultatin 1-0. Ishte Klavert-Levin që realizoi një gol shumë të bukur me kokë në minutën e 80’, duke i dhënë kështu një fitore shumë të rëndësishme ekipit të tij.

Ka zhgënjyer në shtëpi Çelsi, të cilët janë mposhtur me rezultatin 0-2 Sauthemptoni. Obafemi në minutën e 31’ dhe Redmond në minutën e 73’, i shkaktuan humbjen e 7-të ekipit të Lampard këtë sezon.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Aston Vila ka mposhtur me rezultatin 1-0 Noruiçin, Kristal Palasi ka fituar 2-1 ndaj Uest Hemit, ndërsa Shefilldi dhe Uatfordi 1-1.

Related posts

NJË PIKË NË DY NDESHJE/ Real Madrid nis të bëjë llogaritë për të kaluar grupet e Champions League

Delo.autor

ZYRTARE/ Vetëm tri ndeshje në Ukrainë, mesfushori që fitoi titullin me Tiranën rikthehet në Tetovë

F.autor

SERIE A/ Ancelotti-Allegri, dueli i strategëve filloi nga mediat sociale

Sadik.Autor

Leave a Comment