Futboll Sport

TËRMETI TRAGJIK/ Kampionët e Botës dhe Europës, bamirësi në Tiranë për familjet e prekur

Pas tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, bota e futbollit, në mënyrë të veçantë, është solidarizuar për të ardhur në ndihmë të familjeve të prekura.

Grupime tifozërish, skuadra dhe shumëkush i lidhur me futbollin kanë kontribuuar drejtpërdrejtë, por edhe të tjerë persona kanë marrë pjesë në nismën për të shpërndarë thirrjet për ndihma dhe lutje.

Një organizimin madhështor është duke marrë udhë, teksa në vendin tonë, më 10 janar, do të luhet një miqësore me pjesëmarrjen e veteranëve të Kombëtares shqiptare, atyre të Italisë kampione bote në 2006-ën, veteranëve të Turqisë pjesëmarrëse në botërorin 2002, si dhe veteranëve të Greqisë së artë, që triumfoi në “Euro 2004”.

Të ardhurat e biletave në “Air Albania Stadium” do të shkojnë në ndihmë të futbollistëve, të cilët janë prekur nga dëmtimet që shkaktoi tërmeti.

Related posts

LARGIMI I ZE MARIAS/ Superliga me “prodhim” vendi, trajnerët janë të gjithë shqiptarë

Isa.Autor

FESTA “E ÇMENDUR” NË AVION/ Ekipi fiton kampionatin në 10 kilometra lartësi (VIDEO)

Delo.autor

U PREZANTUA TEK “COLCHONEROS”/ Luis Suarez zbulon objektivat: Jam tek Atletico për…

Delo.autor

Leave a Comment