Futboll Kategoria Superiore Sport

BOJKOTUAN STËRVITJEN PËR RROGAT/ Klubi i Skënderbeut merr masat për ekipin, ja gjoba e lojtarëve

Më 10 dhjetor lojtarët e Skënderbeut bojkotuan stërvitjen në shenjë revolte prej vonesës së rrogave. Kjo nuk ishte hera e parë që ndodhte diçka e tillë, pasi e njëjta situatë është përsëritur edhe sezonin e kaluar, kur skuadra drejtohej nga Orges Shehi.

Futbollistëve u humbi durimi dhe nuk dolën në stërvitje, pavarësisht këshillave të stafit teknik dhe drejtuesve të klubit. Kësisoj, një ditë pas bojkotit të stërvitjes, presidenti Ardjan Takaj udhëtoi menjëherë drejt Korçës dhe bëri një mbledhje urgjente me ekipin. Natyrisht ai kishte mbetur i indinjuar nga veprimi i futbollistëve dhe në prononcimin për “Panorama Sport”, kishte paralajmëruar se pas kësaj që ndodhi mund të kishte edhe masa.

ardjan takaj

Megjithatë, çdo gjë u harrua shpejt, sepse gjërat u qartësuan në takimin që vetë Takaj bëri me lojtarët. Mirëpo, tashmë që jemi në fund të vitit, pritet që të rebeluarit te Skënderbeu të marrin një masë ndëshkuese.

Gazeta zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta se në rregulloren e hartuar nga klubi dhe rënë dakord nga vetë lojtarët, është parashikuar një gjobë e majme nëse mungohet pa marrë leje në stërvitje. Drejtuesit mësohet se janë duke menduar për të gjobitur me nga 2 mijë euro për kokë futbollistët.

Sigurisht, vendimi nuk është ende i zyrtarizuar, por do të konfirmohet pikërisht atëherë kur lojtarët do të shlyhen për pagat e pamarra.

Related posts

E BUJSHME/ “CAS-i” ka vdekur, presidenti i La Ligas nuk përmban inatin

Delo.autor

CHAMPIONS CUP/ INTERI pret LYONIN, NAINGGOLAN sërish jashtë

Isa.Autor

SUPER JUVENTUS/ Shënoi sërish, kjo është nota për RONALDON, ja më i dobëti

Isa.Autor

Leave a Comment