Futboll Premier League Sport

“ÇMENDURI” PËR KRISHTLINDJE/ Ylli Premier vishet si plak dëbore dhe shkakton një aksident (VIDEO)

Ylli i West Ham, Michail Antonio, ka bërë një çmenduri të vërtetë për Krishtlindje.

29-vjeçari, i veshur si plak dëbore, është përplasur me Lamborghini-n e tij para se të zbriste në fushë për ndeshjen e humbur 2-1 të enjten kundër Crystal Palace.

Ai është përplasur me murin rrethues të një vile të vogël, ku ishin disa kazanë plehrash, dhe ka shkatërruar Lamborghini Huracan me vlerë 245 mijë euro, të cilën e drejtonte i veshur si një plak dëbore.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe fatmirësisht nuk ka patur të plagosur.

Futbollisti po shkonte te hoteli ishte grumbulluar West Ham para ndeshjes me Crystal Palace.

Kia Rosine, banore e shtëpisë së dëmtuar, ka thënë: “Shtëpia u lëkund. U shqetësova se mos ishte dëmtuar njëri, nga makina dilte tym, kisha frikë se mos shpërthente”.

“Fatmirësisht, gjithçka ka shkuar mirë. Michail ishte në telefon dhe thoshte: ‘Duhet të më pyesësh si jam, jo të më thuash se jam budalla!'”.

Sipas Daily Mail, sulmuesi është larguar pa kërkuar falje dhe pa i siguruar familjes së dëmtuar se do të kishte paguar për dëmin e shkaktuar, gjë që e ka bërë më pas.

Related posts

“KY ËSHTË NJË…”/ Skuadra e Premier hap dyert e stadiumit për të akomoduar të pastrehët

Delo.autor

MYRTO UZUNI PROTAGONIST/ Gol vendimtar i sulmuesit shqiptar në Spanjë (VIDEO)

F.autor

Mesi, kush?! Është Suarez “killeri” i Realit…

Sadik.Autor

Leave a Comment