Futboll Sport

Transferimi në GREQI/ MAVRAJ në siklet nga emri i sponsorit të ARIS

Mungon ende zyrtarizimi, por Mërgim Mavraj me shumë mundësi tashmë mund të konsiderohet si një lojtar i Aris së Selanikut në Greqi. Aty mbrojtësi i Kombëtares do të gjejë bashkëkombasin tjetër të tij Migjen Basha, edhe ky i transferuar në vendin fqinj gjatë merkatos që sapo u mbyll.

Por ndërkohë në disa fotomontazhe të publikuara në rrjet të Mavrajt me fanelën e ekipit të tij të ri, bie në sy emri i sponsorit në bluzë. “Karipidis” quhet kompania që reklamohet në fanelat e Aris, e cila fatkeqësisht në shqip ka konotacion jo të mirë.

Mbase kjo ka qenë dhe arsyeja se përse Mavraj hezitoi për kaq kohë të nënshkruante me grekët, por mesa duket për Bashën ky nuk përbënte ndonjë shqetësim.

Related posts

Jo vetëm FIFA. Raiola, nën hetim edhe nga Holanda

Q.Autor

SERIE A/ Genoa në avantazh kundër Napolit (VIDEO)

Isa.Autor

Calhanoglu: Ajo ishte puthja ime e parë, dua ta bëj edhe kundër Juves

Sadik.Autor

Leave a Comment