Futboll Seria A Sport

YLLI SUEDEZ U RIKTHYE TEK MILAN PAS 7 VITESH/ Shikoni postimin special të Ibrës në “Facebook” (FOTO)

Zlatan Ibrahimoviç u zyrtarizua ditën e sotme, si përforcimi i parë i Milanit në prag të merkatos së janarit. Suedezi u rikthye te kuqezinjtë pas 7 vitesh, teksa do të synojë të bëjë sërish protagonistin te 7 herë fituesit e Championsit.

Sulmuesi do të përfitojë 2.5 milionë euro deri në fund të sezonit aktual, ndërsa 4 të tjera do t’i arkëtojë automatikisht nëse ndihmon Piolin të kapë Europën duke rezultuar gjithashtu vendimtar me gola e karizëm në rritjen e një skuadre, e cila si mangësi kryesore ka personalitetin. Me ndërhyrjen e Raiolës shifra është rritur në 6.5 milionë euro në total, e teksa Boban e Maldini kanë shtuar 500 mijë euro në propozimin e tyre, edhe Ibra i ka ulur pretendimet.

Zllatan

Menjëherë pas zyrtarizimit, Ibra nuk ka nguruar të dhurojë “show” në rrjetet sociale, duke postuar një foto tepër speciale, teksa shfaqet duke bërë mundje dore me “djallin”. “Zlatan i njëjti, djalli i ndryshëm. Milan arrita”, shkruan portugezi në “Facebook”.

Related posts

Dortmund sakrifikon Schurrle për të marrë “yllin” e Premier League…

Isa.Autor

Cuculi firmos me Kukësin dhe rigjen Nexhipin, ja rroga që do përfitojë te verilindorët

Sadik.Autor

MOTO GP/ Kampioni i botës bën mrekullinë, në garë 5 ditë pas operacionit

Delo.autor

Leave a Comment