Futboll La Liga Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Lëvizja e parë tek Barcelona, zbarkon tek Betis në formë huazimi mesfushori…

Prej kohësh po flitej për një kalim të Carlos Alenës te Real Betis dhe ditën e sotme ka ardhur dhe zyrtarizimi. Barcelona ka njoftuar në një komunikatë zyrtarisht kalimin e Alenës në formën e huazimit te Betis. Spanjolli do të jetë pjesë e andaluzianëve deri në fund të sezonit.

Kjo është edhe lëvizja e parë në kampin katalanas. Alena kishte luajtur vetëm në katër takime këtë sezon në La Liga, ku në dy prej tyre e nisi si titullar. Kjo edhe ishte arsyeja e largimit të 21-vjeçarit, i cili do të provojë të gjejë më shumë hapësira në Sevilje.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas një aksioni fantastik nga danezët, mesfushori Dolberg ndëshkon Uellsin (VIDEO)

Delo.autor

NË ITALI E BËJNË FAKT TË KRYER/ Ja shkaku i largimit të Hysajt nga Napoli

Delo.autor

E PABESUESHME/ DI MARIA i habit të gjithë, sulmuesi merr vendimin PËRFUNDIMTAR për karrierën

Isa.Autor

Leave a Comment