Futboll Seria A Sport

CONTE KËRKON PËRFORCIME/ Inter nis operacionin “blic” për mesfushorin e Bundesligas…

Inter po mendon të përforcohet dhe emri i parë që është në listën e trajnerit Antonio Conte është Arturo Vidal. Afrimi i tij duket se është komplikuar dhe në rast se operacioni për kilianin dështon, atëherë italianët kanë gati planin B.

Julian Weigl i Borussia Dortmund mund të kalojë në Milano. Ai nuk ka të njëjtat karakteristika me Arturo Vidal, por mund të bëjë rolin e mesfushorit defensiv. Avantazhi i tij është se nuk e ka problem të luajë as në qendrën e mbrojtjes. Lojtari nuk ka shkëlqyer këtë sezon në Bundesliga, ndërsa zikaltrit e shohin si okazion.

Kontrata e tij skadon në vitin 2021 dhe me një ofertë të mirë, Dortmundi mund ta lërë të lirë që në merkaton e janarit. Emri i tij ka filluar të përsëritet më shpesh në korridoret e Interit. Conte mund të bëjë blic me afrimin e tij dhe të Vidal.

Related posts

Zbulohet plani i Milanit për të nënshkruar me yllin e Romës

Sadik.Autor

Kampioni i MMA, Ilir Latifi së shpejti në Tiranë

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Çështja “Skënderbeu”, KAS trondit tifozët korçarë me përgjigjen: Klubi nuk ka…

Isa.Autor

Leave a Comment