Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Rithehet pas 2 muajsh, klubi rinovon kontratën me mbrojtësin…

Mbrojtësi i Kukësit, Gëzim Krasniqi ka rinovuar me skuadrën verilindore deri në fund të sezonit. Ishte vetë klubi që përmes një njoftimi zyrtarizon zgjatjen e bashkëpunimit.

“Panorama Sport” bëri me dije ditën e djeshme, se klubi vendosi që pas kërkesës së trajnerit Shpëtim Duro, të federojë qendërmbrojtësin kavajas, i cili është një vlerë e shtuar në repartin e prapavijës për pjesën e mbetur të sezonit.

Krasniqi vjen pas një dëmtimi të gjatë, por ka dy muaj që po kryen stërvitje me grupin dhe është gati për të qenë në fushën e lojës.

Shtatlarti u dëmtua rëndë në sezonin e kaluar, teksa më pas iu nënshtrua edhe operacionit në gju.

krasniqi-1

Related posts

DHUROI 1 PIKË TË ÇMUAR LUFTËTARIT/ Realdo Fili: Qëllimi ishte të dilnim me…

Delo.autor

Sot prova e parë, Mancini injekton skemën e tij tek Italia

Sadik.Autor

PLAS SHERRI I FRIKSHËM NË GREQI/ Shkopa e flakadanë, tifozët e Olympiacos gjakosin ultrasit e Bayernit (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment