Futboll

Neymar bën diferencën, Paris SG vazhdon “arratinë”!

Sulmuesi brazilian Neymar ia ka siguruar fitoren Paris Saint-Germainit me një gol të bukur në udhëtim ndaj Toulouse të shtunën pasdite.
Toulouse e priti PSG-në në stadiumin e qytetit në Toulouse në kuadër të javës së 25-të, ndeshje të cilën mysafirët e fituan me rezultat minimal 1-0, raporton Express.

PSG vuajti shumë për të gjetur rrjetën e portës së vendasve në këtë ndeshje, dhe kur iu desh më së shumti, Neymar u shfaq duke shënuar gol individual në minutën e 68-të.

Me tri pikët e plota të fituara me mund të madh në këtë ndeshje, PSG tani ka grumbulluar 65 pikë në total dhe i prin renditjes tabelore në Ligë 1 të Francës, duke e lënë Marseillen 13 pikë mbrapa në vendin e dytë.

Ndërkohë, Toulouse mbetet e 15-ta me 26 pikë.

Related posts

MESFUSHORI I ANGLISË I HABIT TË GJITHË/ As shënoi dhe as asistoi, por e feston golin e Sterling duke… (VIDEO)

Delo.autor

DORTMUND-BAYERN MUNICH/ Shikoni daljen e “çmendur” të Neuer, ja dalja me fat (VIDEO)

Delo.autor

Nurkoviç u largua, Idrizi: Nuk futemi në merkato për portier

Sadik.Autor

Leave a Comment