Futboll Seria A Sport

“MILAN ME IBRAHIMOVIC DO TË PËRMIRËSOHET”/ Flet Luciano Moggi: Piatek mund të rritet me…

Luçiano Moxhi është ndër njerëzit që e njeh më mirë Ibrahimoviçin. Ish-këshilltari i klubit të Partizanit, duke komentuar transferimin e suedezit te Milani, ka deklaruar: “Pavarësisht moshës, do të dijë të stimulojë të gjithë ambientin kuqezi. Nuk e di çfarë do të arrijë Milani, por me siguri me të do të përmirësohet. Ibra ka cilësi, forcë fizike dhe ka shumë forcë karakteri”.

Ish-drejtuesi 82-vjeçar nuk i ka kursyer as këshillat për drejtuesit e Milanit, për mënyrën se si duhet menaxhuar sulmuesi nga Malmoe. “Zlatani nuk është një karakter aq i vështirë sa thonë, sidomos nëse bashkëbiseduesit e vlerësojnë. Më mua të paktën ka qenë ekzemplar në kohët e Juventusit, jo vetëm që bënte detyrën, por ndonjëherë tejkalonte pritshmëritë”, tha Moxhi.

Si një ujk i vjetër merkatoje, ai mori përsipër të analizonte edhe ndikimin që Ibra do të ketë në pozicionin e Kristof Piontekut, duke thënë se: “Ibra mund t’i kushtojë vendin në skuadër, sepse është i aftë të mbajë peshën e sulmit edhe i vetëm, por mbase ndikon edhe te mënyra se si polaku përgatitet. moggi

Nuk e di nëse do ta shesin dhe nuk mund ta them unë. Aq më tepër që ky është një vendim i cili u përket drejtuesve të Milanit”.

Related posts

LIVE/ Zvicër-Angli, Shaqiri lë fushën i dëmtuar. VAR-i u anulon golin anglezëve

Delo.autor

Juventus dhe Arsenali shfaqin interes për Gelson Martins

Sadik.Autor

“TOKIO 2020″/ Frikë nga pandemia, shteti aziatik bojkoton Lojërat Olimpike

Delo.autor

Leave a Comment