Të tjera

Tjetër humbje në Europian, Lituania shpartallon me 58 pikë kombëtaren kuqezi

Kombëtarja e femrave në basketboll pësoi sot një tjetër disfatë në eliminatoreet e Kampionatit Europian (Women Eurobasket 2019), duke u mundur 119-61 nga Lituania, ndeshje e luajtur në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet. Një humbje e pritshme, pasi skuadra lituaneze ishte ndjeshëm më superiore në fushë edhe pse këtë herë kombëtarja kuqezi ishte më rezultative, duke realizuar 61 pikë. Për Shqipërinë e femrave në basketboll, që drejtohet nga trajneri Viron Toska, kjo është humbja e tretë në këtë turne, sërish duke pësuar mbi 100 pikë, pas dështimeve të pësuara me Rusinë dhe Hungarinë. E vetmja notë pozitive ishte numri më i madh i pikëve realizuar në këtë sfidë krahasuar me dy të parat.

Ndeshja nis e ekuilibruar, me vajzat kuqezi që luajnë mirë, madje edhe udhëheqin për 4-5 minuta, duke qenë të sakta nga distanca. Por mikeshat shpejt marrin masat dhe arrijnë të depërtojnë mirë në mbrojtjen kquezi dhe shkëputen 31-21 pas përfundimit të periodës së parë. Lituania e ka si objektiv kuotën e 30 pikëve në çdo periodë dhe po 31 realizon edhe pas çerekut të dytë, duke udhëhequr 65-32 në mbyllje të pjesës së parë.

Asgjë nuk ndryshon edhe në 10-minutëshin e tretë, me volejbollistet kuqezi që janë të pafuqishme të përballojnë ritmin e Lituanisë, që thellon edhe më shumë shifrat, duke udhëhequr 92-57 pas përfundimit të periodës së tretë. Ndeshja është e përfunduar prej minutash, me mikeshat që nuk ulin ritmin dhe thellojnë shifrat edhe në çerekun e fundit, duke arritur një fitore të lehtë me shifrat 119-61. Për Shqipërinë 3 humbje në 3 ndeshje, vendi i fundit në grup dhe situata nuk duket aspak e mirë, teksa pas 4 ditësh do të luajë në Rusi ndaj kombëtares vendase.

Shqipëri – Lituani, 61-119 (21-31, 14-31, 22-30, 4-17)

SHQIPËRIA: Aliaj (6), Berranija (2), E.Bujari (13), G.Bujari (4), Fekollari, Gjoni, Myrto (9), Palko (3), Sinani, Toska, Xhanaj (5), Zykaj (19). Trajner: Viron Toska

LITUANIA: Druskyte (3), Grigalauskyte (17), Juskaite, Knyzaite (3), Kvederaviciute (10), Labuckiene (17), Nacickiene (20), Okockyte (9), Petronyte (24), Saurazaite (4), Sulciute (10), Scaryre (2). Trajner: Mantas Sernius

Gjyqtarë: Mila Cavara, Gordon Barbara, Milosav Kaludjerovic

Related posts

U TËRHOQ NGA BOKSI PARA DUELIT/ Ish-kampioni i botës: Sfida e anulluar me Fury në vitin 2013, pengu i jetës time

Delo.autor

SUKSES NË TENIS/ 19-vjeçarja Swiatek triumfon në Romë, mposht në finalen çeken Pliskova

Delo.autor

FORMULA 1/ Wolff: Ja çfarë kërkon Hamilton që të rikthehet në pistë

Delo.autor

Leave a Comment