Basketball Sport Të tjera

BASKETBALL/ Vllaznia rikthehet në Ligën Ballkanike, ndeshja hapëse e turneut në Shkodër

Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka konfirmuar pjesëmarrjen në Ligën Ballkanike, turneun rajonal të këtij sporti që organizohet çdo vit në periudhën tetor-mars. Lajmin e ka konfirmuar klubi shkodran përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook.

“Klubi i basketbollit Vllaznia konfirmon zyrtarisht pjesëmarrjen në Ligën Ballkanike. Kësisoj, me pjesëmarrjen në këtë kompeticion skuadra jonë pretendon të jetë konkurrente e fortë dhe dinjitoze në këtë Ligë, ku do të bëjnë pjesë skuadra nga Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia dhe Bullgaria”, thuhet në komunikatën e klubit shkodran.

Skuadra shkodrane konfirmon gjithashtu se ndeshja hapëse e edicionit të ri të Ligës Ballkanike do të luhet më 15 tetor, pikërisht në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Kjo është hera e dytë që Vllaznia luan në këtë kompeticion ndërkombëtar. Muajin e fundit, Vllaznia është përforcuar ndjeshëm në merkato, me 4 amerikanë dhe disa lojtarë vendës.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Gara e Bahrein në Formula 1 me dyer të mbyllura

Delo.autor

PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Shakira FESTON SI E “ÇMENDUR” pas SUPER golit të djalit… (VIDEO)

Isa.Autor

Nuk mund të rrijë pa komentuar Botërorin, Nard Ndoka lëshon batutën e rradhës

Sadik.Autor

Leave a Comment