Futboll

“Mbyllni gojën të gjithë, tani po festojmë ne dhe shumë” (FOTO)

Federico Bernardeschi, lojtari më i kritikuar nga tifozët vjollcë në ndeshjen Fiorentina-Juventus, ka zhbllokuar ndeshjen me një goditje dënimi në minutën e 55-të, duke u kundërpërgjigjur të gjithë vërshëllimave që mori nga tifozët vendas.

Një “kolonë zanore” që e ka shoqëruar gjatë gjithë ndeshjes, në çdo prekje të topit. Goli ka qenë një kënaqësi jo vetëm për sulmuesin, por edhe për gjithë familjen e tij. Veçanërisht për motrën Gara, e cila ka shkruar këtë mesazh në profilin e saj në Facebook:

“Ke transformuar vërshëllimat në muzikë, ke kërcyer me topin në këmbë. Ke arritur të heshtësh një stadium, je i madh vëlla!!! Të dashur fiorentinë, më vjen keq për ju, por si gjithmonë ka treguar se çfarë njeriu dhe lojtari është. Dhe tani mbyllni gojën të gjithë, se ne po festojmë dhe shumë”.

Related posts

E bujshme/ Gazetari italian “lëshon bombën”, Hysaj ka arritur akordin me PSG-në

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Milner: Harroni Salah, ky është lojtari që po na jep titullin

Delo.autor

HAZARD NXJERR MLLEF: Franca luan shëmtuar, por të mund

Isa.Autor

Leave a Comment