Futboll

Guardiola: Nëse fitojmë titullin, do të jetë diçka e veçantë

Trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola i ka thurur elozhe sulmuesit Sergio Aguero teksa kryesuesit e Premier League kanë shkatërruar Leicester City-n të shtunën.

Aguero ka shënuar katër gola në fitoren 5-1 ndaj Dhelprave.

 

Aguero i shënoi të katër golat gjatë pjesës së dytë në Etihad, duke rritur diferencën me vendin e dytë në 16 pikë, dhe Guardiola nuk kishte si të mos ishte i kënaqur.

“Sergio Aguero është një talent i madh brenda zonës, mundohemi të krijojmë sa më shumë raste për golat që ai shënon, dhe ai nuk zhgënjen asnjëherë. Urime pasi nuk është e lehtë të shënosh katër gola,”shprehet Pep për Match of the Day.

“Ishte e vështirë të luaje ndaj tyre në pjesën e parë, por në pjesën e dytë gjetëm më shumë hapësirë me lojtarët anësorë. Në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë ndaj një skuadra të mirë.

 

“Këshilla ime për lojtarët është të mos mendojmë se sa ndeshje na kanë mbetur, por të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. Sa herë që kemi lënë pikë kemi fituar ndeshjen e radhës, diçka shumë e rëndësishme.

“Të ruash qëndrueshmërinë është shumë e rëndësishme. Nëse fitojmë titullin do të jetë diçka shumë e veçantë për ne.”

Related posts

E PABESUESHME/ Sami Khedira lëshon “predhën” nga jashtë zonës, ja ku ndalet topi (VIDEO)

Delo.autor

HISTORIA RRËNQETHËSE E YLLIT TË KOSOVËS/ Ujkani: Jetuam 1 muaj në pyll për t’iu shpëtuar bombave, flinim në…

Delo.autor

Isco: E patë Gjermaninë?! Më mirë mos flisni për favoritë në këtë Botëror

Sadik.Autor

Leave a Comment