Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ZBULON PRAPASKENAT E AKORDIT ME KOLN/ Tregon “Raketa” Roshi: Prisja të transferohesha në Slloveni…

Paraqitjet fantastike me Apoloninë dhe Flamurtarit shërbyen si një trampolinë e vërtetë për karrierën e Odise Roshit.

“Raketa” e kombëtares së Shqipërisë, epitet që lindi gjatë eksperiencës te Koln, u transferua bujshëm në Bundesligën Gjermane.

Transferim që Roshi e ka mësuar vetëm kur ka zbritur në fushën stërvitore, me fierakun që për “Rtv Ora” zbuloi se gjithçka iu mbajt e fshehtë nga dy menaxherët.

Kanë qenë dy menaxherët, Adrian Aliaj dhe Ervin Fagaj që fillimisht nuk ma kanë treguar. Më thanë se do të ikim të bëjmë një provë në Maribor dhe unë nuk e dija. Atëherë nuk ka pasur as telefona dhe atëherë nuk më tregonin, pasi mendonim se do t’i them njerëzve dhe s’do të bëhet. Më morën, ishte ndeshja e fundit asokohe kundër Skënderbeut, ku unë i mora leje presidentit të Flamurtarit, Shpëtim Gjika. Unë e dija se do të shkoja në Slloveni por përfunduam në Gjermani.

Pastaj kam bërë një provë te Koln. Në fakt unë nuk e dija se ku po shkoja. Kam bërë 30 minuta prova, pasi kisha një problem në kokë dhe nuk mund ta filloja stërvitjen. Jam stërvitur dy ditë me ekipin U-21 të Koln për të kaluar më pas te ekipi i parë. Bëra 30-40 minuta provë dhe kanë thënë direkt, hajde të flasim për kontratën. Folën menaxherët gjermanisht dhe më thanë se nuk bëhet, sepse je paraqitur shumë mirë. Nuk e besova. Të them të vërtetën ishtë një emocion shumë i madh“.

Epiteti Raketa? Lindi në një seancë stërvitore në Koln. Të dhënat e mia i lanë të mahnitur dhe nisën që të më thirrnin raketa. Bëmë një test në 30 dhe 50 metra. 30 metra i përshkova për 3.70 sekonda,” rrëfeu Roshi.

Related posts

SEVILLA-BARCELONA/ “Pleshti” barazon shifrat me një super gol

Delo.autor

RRËFEN NGA KARRIERA E TIJ/ Buffon zbulon: Mund të përfundoja në Angli, ja dy ekipet që më kanë kërkuar…

Delo.autor

NË MËGJES BANKIER, PASDITE SI TRAJNER I EKIPIT AMATOR/ Ja pse Sarri braktisi kostumin për tutat

Delo.autor

Leave a Comment