Futboll Premier League Sport

FITORE DRAMATIKE/ Manchester United mposht me përmbysje Tottenham, humbje historike për Mourinho-n

Manchester United ka mundur 3-1 me përmbysje Tottenham-in në Londër.

Ndeshja e javës së 31-të të Premier League është hapur nga një gol i Cavani-t në minutën e 34-të, por që është anuluar nga VAR për një faull të McTominay ndaj Son.

Ky i fundit ka shënuar gjashtë minuta më vonë dhe ka kaluar në avantazh Spurs.

Fred ka barazuar për miqtë në minutën e 57-të dhe Cavani me Greenëood kanë kompletuar përmbysjen me golat e shënuar në minutën e 79-të dhe 96′.

Për herën e parë në karrierën e tij, Jose Mourinho ka pësuar 10 humbje në një kampionat.

United mban vendin e dytë në renditje me 63 pikë, 11 më pas se kryesuesit e Manchester City-t, por me një ndeshje më pak.

Spurs mbajnë vendin e shtatë në renditje me 49 pikë, gjashtë larg zonës Champions.

Related posts

“TË KUQTË” NË KRIZË/ Liverpool pëson humbjen e katërt radhazi, Everton dhe Ancelotti festojnë në derbi

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Liverpool i frikësohet, gati të anulojë ndeshjet. Do të luhen në…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Flamurtari-Laçi, shënojnë dy gola të shpejtë. Rezultati 2-3

Delo.autor

Leave a Comment