Futboll Seria A Sport

“DUA TË SHKOJ TEK HARVARDI I MBROJTJES”/ Menaxheri Raiola tregon pse De Ligt injoroi Barcelonën

Raiola ka zbrazur kritikat dhe sulmet ndaj Barcelonës për sa i përket futbollistit të Juventusit Matijs De Ligt. Në një intervistë për median holandeze “Voetbal”, menaxheri i futbollistit të “Zonjës së Vjetër” tregon se Barcelona e trajtoi klientin e tij si “një copë djathi” duke treguar se për shkak të lidhjes së fortë mes katalanasve dhe klubit të Ajaksit, De Ligt do të ndiqte ish-shokun e skuadrës Frenki De Jong.

Raiola tregon dhe arsyet se pëse De Ligt zgjodhi në fund kampionët e Italisë dhe jo të Spanjës, ku përgjigjia e De Ligt ishte me të vërtetë epike.
“Barça mendonte se duke blerë De Jongun, do të vinte vetë De Ligti. Ata e trajtuan atë si një copë djathi. Por, ata gabuar në arsyet e tyre. A mund të ulnin në stol Pikenë për De Ligtin?!

Shumë veta në Holandë besojnë se Barcelona është një klub holandez, jo një klub i huaj. Ata e konsideruan kalimin e mundshëm të De Ligtit te Barcelona si sakrilegj. Por, atij nuk i interesojnë paratë. De Ligti më tha: ‘Dua të shkoj Juventusi, te Harvardi i mbrojtjes”, shprehet Raiola.

Related posts

Skena më qesharake e vitit në futboll vjen nga Holanda

Sadik.Autor

Heynckes njofton Bayernin: Në fund të sezonit, largohem!

Q.Autor

Leicesteri ‘befason’ Unitedin në fund, shuhen shpresat e Mourinhos për titull

Q.Autor

Leave a Comment