Futboll Sport

“I KANË MJAFTUAR VETËM 10 NDESHJE…”/ Po shënon rregullisht në Francë, PSG vendos për Mauro Icardin

I kanë mjaftuar vetëm 10 ndeshje në të cilat ka shënuar 9 gola, 5 në kampionat dhe 4 në Champions për të fituar zemrat e tifozëve të Paris Saint Germain, por edhe duelin me Edinson Cavanin.

Mauro Icardi po kalon një moment të artë në karrierën e tij dhe sipas mediave italiane në fund të sezonit PSG do të ushtrojë të drejtën e blerjes nga Interi për 70 milionë euro.

Icardi, i cili ka përfituar edhe nga dëmtimi për t’u aktivizuar titullar që në javët e para pas transferimit të tij në Ligue 1, e ka fituar tashmë duelin me El Matador, i cili nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës në këtë edicion dhe në fund të sezonit do të largohet me parametër zero, pasi i përfundon kontrata.

Edhe në ndeshjen e fundit ndaj Brest të cilën e nisi si titullar, uruguaiani nuk la shenjë dhe duhej hyrja e Icardit që u fut në fushë në të 80-ën dhe për 5 minuta ndryshoi fatet e takimit, duke realizuar golin e fitores 1-2 për PSG.

Statistikat flasin për argjentinasin, i cili ka një raport shumë të mirë përsa i përket minutave të luajtura dhe golave të shënuar dhe për këtë arsye drejtuesit e Paris Saint Germain kanë vendosur që tani për të blerë përfundimisht kartonin e Icardit.

Related posts

Pep Guardiola piketon yllin e Real Madridit nëse Jorginho refuzon

Sadik.Autor

“KY ËSHTË TRIUMFI…”/ Lionel Messi shpall kampion të La Liga-s, Barcelonën! (VIDEO)

F.autor

Vallejo kthehet në stërvitje të plotë përpara ndeshjes me Juventusit

Sadik.Autor

Leave a Comment