Futboll Sport

UEFA SHPALL LISTËN/ Futbollisti shqiptar mes 50 talentëve më të mëdhenj të Europës

UEFA ka përfshirë në listën e futbollistëve që duhet të “admirohen” gjatë vitit 2020 edhe një lojtar shqiptar.

Bëhet fjalë për mesfushorin e skuadrës kosovare, Ballkanit, Blendi Baftiu. 21-vjeçari konsiderohet si një futbollist me potencial dhe mjaft i zoti me sferën në këmbë, duke zënë vend në listën prej 50 lojtarëve më të talentuar në Europë sipas UEFA-s.

“Një mesfushor mjaft i talentuar me tipare sulmuese. Baftiu është golashënuesi më i mirë në kampionatin kosovar me dhjetë gola pas 17 takimesh. Me këto ritme, 21-vjeçari i Ballkanit mund të thirret edhe në kombëtaren A në vitin 2020,” thuhet në përshkrimin e futbollistit kosovar në faqen zyrtare të UEFA-s.

Në listën e publikuar nga UEFA bëjnë pjesë edhe talenti i Barcelonës, Ansu Fati, ai i Rennes, Eduardo Camavinga, Alessandro Bastoni i Interit, Mason Greenwood i Manchester United, Dejan Kulusevski i Juventusit, Rafael Leao i Milanit, Dominik Szoboszlai i Salzburg dhe Gabriel Martinelli i Arsenalit.

Related posts

Lajm ‘tronditës’ nga Spanja, Ronaldo dëshiron t’ia japë Topin e Artë Messit

Q.Autor

LOW ZBULON LISTËN E GJERMANISË/ 2 mungesa të mëdha në grumbullim, ja emrat e rinj në mbrojtje

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN/ Sulmuesi Giroud: qëndroi te Chelsea për shkak të miqësisë së veçantë të gruas

Delo.autor

Leave a Comment