Futboll Sport

Surprizon Barcelona, i bashkohet garës për yllin e Serie A

Pas një sezoni të shkëlqyer në Serie A me fanellën e Lazio, Sergej Milinkovic-Savic ka tërhequr interesin e klubeve më të rëndësishme të Evropës. Së fundi në garë për shërbimet e tij është futur edhe Barcelona, që kërkon një mesfushor të fortë fizikisht dhe të aftë në sulm.  Barcelona i bashkohet garës me Juventusin, Real Madridin dhe Manchester Unitedin. Sipas “Mediaset Premium”, mesfushori i gjithanshëm është në radar të kampionëve të Spanjës për ta sjellë në “Camp Nou”.

Ai ishte titullar në ndeshjen e sotme të Kupës së Botës për Serbinë kundër Kosta Rikës duke treguar një nivel të lartë. Lazio shpreson që mesfushori të shkëlqejë në këtë kompeticion që po zhvillohet në Rusi për t’i rritur edhe më shumë çmimin e tij prej 110 milionë eurosh. Juve, Real Madridi dhe Manchester United kurrë nuk e kanë fshehur interesin e tyre për SMS, por raportet e fundit sugjerojnë se Barcelona është e gatshme të bëjë një ofertë të rëndësishme.

Babai i tij, ish-lojtari Nikola Milenkovic, i tha “Tuttosport” sot se Juventusi është klubi ideal për të. “Pas tre vitesh te Lazio, Sergej e njeh mirë Serie A, është integruar dhe e ka mësuar mirë gjuhën. Me lojtarë si Dybala, Douglas Costa apo edhe të tjerë, ai mund të fitojë Kampionatin, Kupën e Italisë dhe të japë një kontribut të rëndësishëm për të fituar në Champions League.

Nëse do të fitonte trofeun më prestigjoz, Sergej mund të aspirojë gjithashtu për “Topin e Artë”. Vetëm nëse luan për një ekip të madh të futbollit evropian mund të përfshihesh në mesin e kandidatëve për “Topin e Artë”, tha babai i yllit të Lazio. Gjithsesi United dhe Barcelona nuk do të rrinë duarkryq dhe do të bëjnë gjithçka për të siguruar shërbimet e mesfushorit serb. Në këtë edicion ai ka grumbulluar 48 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërsa ka shënuar në total 14 gola dhe ka dhënë 9 asiste.

Related posts

ISHTE PRANË AKORDIT ME JUVENTUS NË JANAR/ Raiola: Ju tregoj pse Haaland nuk kaloi tek “Zonja e Vjetër”

Delo.autor

Ja kë favorizojnë bastet për gjysmëfinalen Manchester City – Liverpool

Sadik.Autor

GJITHNJË “REBEL”/ Baloteli ikën pa lejen e klubit në Angli për…

F.autor

Leave a Comment