Futboll

FOTO/ Sa shumë shqiptarë në Itali, të gjithë bëjnë një formacion të frikshëm

Italia ka qenë toka e ëndrrave për futbollistët shqiptarë. Nëse dikur numëroheshin me pikatore dhe të vetmit që luanin përtej Adriatikut ishin Bogdani, Tare apo Ervin Skela, ditët e sotme në Itali ka shumë lojtarë që luajnë në Serinë A dhe Serinë B. Me transferimin e Llullakut tek Entela (edhe pse ende jo zyrtarisht), do të bëhen 12 lojtarë që luajnë në Itali.

Gjashtë lojtarë luajnë në Serinë A dhe gjashtë të tjerë në Serinë B. Një formacion- Me këta lojtarë mund të formosh një formacion cilësor dhe Panuçi sigurisht që do të jetë i lumtur që do t’i ketë më pranë futbollistët e Kombëtares shqiptare. Luksi i madh është që dy portierët e Shqipërisë luajnë në Serinë A. Strakosha dhe Berisha po bëjnë një nga sezonet e tyre më të mirë me Lacion dhe Atalantën.

Edhe 5 mbrojtësit e Kombëtares shqiptare luajnë në Itali. Hysaj, Veseli, Ajeti, Gjimshiti dhe Aliji. Në mesfushën imagjinare të formacionit që luan në Itali është Basha dhe Emanuele Ndoj bashkë me Ledian Memushajn, i cili ishte i shumëkërkuar në merkaton e janarit. Sulmi përbëhet nga Armando Vajushi, që u transferua nga Pro Verçeli tek Avelino dhe nga Azdren Llullaku.

 

Related posts

Cavani i frikëson të gjithë, ja gjendja e rëndë pas dëmtimit (FOTO)

Isa.Autor

Trajneri Gega nuk bën eksperimente/ Zbulohet 11-tshja titullare ndaj krutanëve

Isa.Autor

RRËFEN TË ARDHMEN E TIJ/ Mesfushori Ceballos: Nëse rikthehem tek Reali? Gjithçka varet nga trajneri dhe…

Delo.autor

Leave a Comment