Futboll Seria A Sport

“AJO QË KA BËRË KËTO DY VITE…”/ Simeone: Vlahovic-in e njoh, ju zbuloj sekretin e tij

Sekretet e krye-golashënuesit të Serisë A, Dusan Vlahovic, të shpjeguara nga një sulmues tjetër, Giovanni Simeone, i cili ka luajtur me lojtarin e Juventus-it te Fiorentina.

Lojtari aktual i Verona-s është mahnitur menjëherë nga Vlahovic, i cili ka shkuar në një moshë shumë të re në Firence, por me një dëshirë të madhe për të qenë protagonist.

Simeone ka rrëfyer për AS Vlahovic-in e viteve te Fiorentina, një sulmues që është përmirësuar shumë me kalimin e kohës deri sa ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha italiane dhe të huaja.

Më pas ka vendosur të transferohet tek Juventus, ku ka lënë shenjën e tij të parë me një gol kundër Verona-s në fitoren 2-0 të bardhezinjve:

“E kam njohur Dusan në Firence. Është një person të cilit i pëlqen të mësojë. Ajo që ka bërë në këto dy vite e ka çuar aty ku është dhe jam i sigurt se do ta çojë më lart, më larg”, ka thënë Simeone.

“Nuk jam i befasuar sepse e njoh. Ndoshta tani di si ta përdorë trupin më mirë, gjë që nuk e bënte shumë më parpara. Por ka qenë gjithmonë një lojtar i madh dhe është përmirësuar në dy vitet e fundit”.

Related posts

Nis pjesa e dytë, Anglia luan për rekord

Sadik.Autor

“ËSHTË NJË KOLEG QË E RESPEKTOJ”/ Mourinho: Unë dhe Klopp nuk jemi miq, por…

Delo.autor

“SECILI MBRON INTERESAT E TIJ”/ Fabregas: Mbyllja e La Liga? Ja pse Barcelona meriton të shpallet kampione

Delo.autor

Leave a Comment