Futboll Sport

DËSHTOI TEK LUFTËTARI/ Ish-tekniku i gjirokastritëve merr drejtimin e skuadrës belge…

Milos Kostiç drejtoi Luftëtarin në kupat e Europës dhe në katër ndeshje në kampionat në 2018-ën, por nuk la një shije të mirë te drejtuesit gjirokastrit.

Pas zhgënjimit në kupat e Europës, tekniku slloven dështoi me Luftëtarin edhe në kampionat. Në 4 ndeshje të zhvilluara në Kategorinë Superiore, Kostiç regjistroi 4 humbje, dhe kjo solli edhe shkarkimin e tij nga stoli i gjirokastritëve. Megjithatë tashme tekniku 48-vjeçar ka nisur një aventurë të re tek skuadra belge St. Truiden.

Këta  të fundit bëjnë pjesë në elitën e kampionatit belg, ku renditen në vendin e 11-të me 23 pikë. Objektivi i St. Truiden është të kualifikohen në kupat e Europës, dhe drejtuesit besojnë se me Kostiç në krye të ekipit do ia dalin.

Related posts

TOPI I ARTË/ Sulmuesi i njohur “voton” për Vinicius: E meriton

F.autor

“MË MJAFTON NJË GRUSHT DHE E BËJ PËR SPITAL”/ Kërcënohet McGrego (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

SHERRI ME LOJTARIN E RIJEKËS/ Grezda në telashe, ja dënimi i rëndë që rrezikon të marrë shqiptari

Delo.autor

Leave a Comment