Futboll Seria A Sport

JUVENTUS GATI RINOVIMIN/ Ja sa është oferta për Ronaldon

Drejtuesit e Juventusit planifikojnë të ofrojnë një kontratë të re për sulmuesin Cristiano Ronaldo sipas të cilës ai do të qëndrojë në klub deri në verën e vitit 2023.

Kjo do të thotë që Ronaldo do të qëndronte te Juventus derisa të bëhej 38-vjeç.

‘Corriere della Sport’ raporton se Ronaldo është shumë i interesuar për të çuar më tej bashkëpunimin e tij dhe beson se ai ka shumë më tepër për të ofruar në botën e futbollit.

Fituesi i pesëfishtë i çmimit Topi i Artë besohet të ketë diskutuar këtë me agjentin e tij, Georges Mendes, gjatë ndarjes së çmimeve në Dubai.

Për këtë u informua edhe drejtori sportiv, Fabio Paratiçi, dhe ai është i gatshëm t’i ofrojë atij një kontratë të re tre-vjeçare me mundësinë e zgjatjes së një viti tjetër.

Besohet se vlera e kontratës mund të jetë 35 milionë euro në sezon.

Kontrata gjithashtu pritet të nënshkruhet në pranverë, kur Juventus ka një pasqyrë më të qartë të situatës së luftës së trofeve.

Related posts

U ZYRTARIZUA TEK MILAN/ Mbrojtësi Duarte rrëfen: Admiroj lojtarin Thiago Silvan, sepse ai është..

Delo.autor

“BESOJMË ENDE TE TITULLI”/ Ancelotti: Ju tregoj lojtarin që mund ta vendos në role të ndryshme

F.autor

SHORTI I ELIMINATORËVE TË 2020/ Panuçi: Do luftojmë me Islandën e Turqinë për vendin e 2

Isa.Autor

Leave a Comment