Futboll Seria A Sport

“IBRA DO TË ISHTE ARGËTUAR TEK BOLOGNA”/ Flet Mihajloviç: Para se të vendoste ai më…

Zlatan Ibrahimoviç u rikthye te Milani dhe është gati për një nga sfidat e fundit në karrierën e tij të suksesshme.

Para firmës me kuqezinjtë, në mediat italiane flitej se dhe Bolonja ishte e interesuar për shërbimet e suedezit dhe këtë e ka zbuluar trajneri serb Sinisha Mihajloviç.

Në një intervistë për “Sportweek”, serbi është shprehur: “Po, jam zhgënjyer që Ibra nuk erdhi te Bolonja, këtu do të ishte argëtuar më shumë. Skuadra do të ishte vënë në shërbimin e tij. Por nuk ka asgjë për t’u qortuar. Ai më tha se nëse do të zgjidhte Bolonjën do ta bënte për mua. Por ndikuan edhe çështjet familjare në zgjedhjen e tij”.

“Ai më telefonoi përpara se të vendoste dhe është treguar njeri i fjalës. Do mbetet një mik për mua”, përfundon Mihajloviç.

Related posts

Jup Hejnkes: Me këmbë në tokë, s’e stërvis dot më Bajernin

Q.Autor

SARRI I MORI PUNËN TEK CHELSEA/ Antonio Conte hakmerret duke i zënë vendin në Serinë A tek…

Delo.autor

“E DIMË KU JETON. MOS NËNSHKRUAJ”/ Kërcënimi tronditës për trajnerin Benitez

Delo.autor

Leave a Comment