Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

GREZDA NUK KA VEND TEK RANGERS/ Drejtuesit e klubit marrin vendimin për sulmuesin e Kombëtares

Eros Grezda nuk ka më vend te Rejnxhërs, me këta të fundit që po bëjnë gjithçka për ta larguar.

Sipas asaj që shkruan “Football Insider”, drejtuesit e skuadrës nuk dëshirojnë ta mbajnë më në ekip shqiptarin dhe po mendojnë ta huazojnë diku.

Pasi dështuan ta largojnë në merkaton e verës, drejtuesit e Rejnxhërs po përpiqen ta transferojnë atë diku në merkaton e janarit.

Madje thuhet se Rejnxhërs janë të gatshëm të paguajnë disa paga të futbollistit, vetëm që ai të kalojë te një ekip tjetër, qoftë edhe në huazim, por vetëm të luante rregullisht.

Duket se Grezda po kalon një nga periudhat më të vështira në jetën e tij, me të ardhmen që ende nuk dihet se ku do të jetë.

Related posts

NUK HEQ DORË PËR NEYMAR/ Drejtuesit e Barcelonës në Paris për ofertën e tretë zyrtare

Delo.autor

SFIDA NDAJ KOMBËTARES PËR “KATAR 2022″/ Harry Kane nuk shënon që prej 2019, ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

SURPRIZA/ Real Madrid dërgon futbollistin e “50 milionëve” në ekipin B

Sadik.Autor

Leave a Comment