Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ Manaj shënon vetëm 4 minuta pasi futet në lojë (VIDEO)

Rei Manaj është rikthyer te goli në Spanjë, teksa ka shënuar për Albaseten ditën e sotme.

Ekipi ku aktivizohet sulmuesi shqiptar u përball me Tenerifen ditën e sotme, teksa u mposht nga këta të fundit me rezultatin 4-2.

Rei Manaj e nisi ndeshjen nga stoli, teksa u inkuadrua në minutën e 64’, dhe vetëm 4 minuta më vonë arriti të shënojë. Pedro dha një krosim shumë të mirë nga goditja e këndit, dhe Manaj me një gjuajtje të fortë me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

Një gol shumë i bukur nga sulmuesi shqiptar, i cili gjithsesi nuk i vlejti shumë ekipit të tij, pasi në fund dolën të mposhtur me rezultatin 4-2.

Related posts

“FSHF tentoi ta vjedhë”, një tjetër futbollist fut në ‘sherr’ Shqipërinë dhe Kosovën

Sadik.Autor

Agjenti i Sarrit paralajmëron Chelsea: Paguaj klauzolën e lirimit, 8 milionë euro

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Barcelona vihet në lëvizje për SUPER LOJTARIN që po çmend Italinë

Isa.Autor

Leave a Comment