Futboll Sport

DEKLARATA E BUJSHME/ Drejtuesi i klubit amerikan: Jam optimist që Messi do të luajë me fanellën e Inter…

Gazeta spanjolle “Marca” ka bërë publike një deklaratë të ortakut të Devid Beka, Jorge Mas, të cilët së bashku zotërojnë klubin amerikan të futbollit Inter Majemi.

Mas u shpreh se është optimist që në një të ardhme, Mesi do të jetë pjesë e Inter Majemit. Kjo deklaratë vjen pas dëshirës së vjetër të Mesit, i cili disa kohë më parë u shpreh se do të ishte interesante të luante në futbollin amerikan.

“Devid dhe unë kemi punuar me të vërtetë shumë, ne kemi aspirata për të sjellë lojtarët më të mirë në skuadër dhe Mesi është një lojtar gjeneratash, pa dyshim lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Unë jam optimist se Mesi do të luajë me fanellën e Inter Miamit sepse mendoj se do të kompletojë trashëgiminë e lojtarit më të madh në gjeneratën tonë dhe do të takohet me ambiciet e pronarëve të klubit për të ndërtuar një ekip të klasit botëror”, e mbylli fjalën e tij ortaku i Bekam.

Lionel Mesit i skadon kontrata për 3 javë si lojtar I Barcelonës, teksa shumë shpjet pritet dhe rinovimi me katalanasit, por në një të ardhme të afërt nuk I dihet se ku mund të zgjedhe të luajë “pleshti”.

Related posts

GJASHTË arsye pse Liverpool mund ta fitojë finalen e sotme

Sadik.Autor

TIRANA NUK GJEN PAQE/ Mbrojtësi përplaset me trajnerin. Egbo e ndëshkon, por Halili…

Delo.autor

MORATA PËR SPORTIN/ “Në futboll, koka është gjëja më e rëndësishme…”

Isa.Autor

Leave a Comment