Futboll Sport

SKANDAL NË GREQI PARA DERBI/ Tifozët e Olympiacos përplasen me policinë dhe “sulmojnë” lojtarët e Panathinaikos (FOTO)

Ditën e sotme do të luhet një nga derbit më të mëdhenj në Greqi, siç është ai ndërmjet Olimpiakosit dhe Panathinaikosit.

Një ndeshje kjo me shumë rivalitet, e cila gjithmonë ka qenë e luftuar në fushë, por edhe jashtë saj. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe sot.

Tifozë të shumtë të Olimpiakosit ishin mbledhur afër stadiumit, për të pritur skuadrën e tyre. Megjithatë nuk ka shkuar çdo gjë ashtu siç pritej, teksa më pas tifozët janë përplasur me policinë. Menjëherë policia ka shpërndarë gaz lotsjellës, në mënyrë që të shpërndahej turma.entasi_0

Tifozët e shumtë hodhën edhe tymëse në drejtim të autobusit të skuadrës së Panathinaikosit, gjatë kohës kur lojtarët zbritën nga aty, duke iu shkaktuar edhe disa probleme.

Related posts

I “ÇMENDUR” PAS IDHULLIT TË TIJ/ Shikoni si e FESTON tifozi me aftësi të KUFIZUARA golin e Xherdan Shaqirit (VIDEO)

F.autor

KATËR FITORE RRESHT/ Bayern Munchen shkon drejt titullit të dhjetë radhazi kampion

F.autor

QARABAG-PARTIZANI/ Ndëshkohen “Demat”, por ka ende shpresë. Ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment