Futboll Seria A Sport

U OFENDUA NGA TIFOZËT E LAZIOS ME KORE RACISTE/ Reagon Balotelli: Turp t’ju vijë! (VIDEO)

Brescia e ka nisur me një humbje 2-1 në shtëpi kundër Lazio-s vitin 2020-të.

Një humbje që i ka lënë një shije të hidhur sulmuesit të “Dallëndysheve”, Mario Balotelli-t, i cili ka marrë edhe fyerje raciste nga tifozët e Lazio-s.

Lojtari, i cili ka qenë autori i golit të vetëm të shënuar nga ekipi i tij, ka karikuar skuadrën dhe i ka dhënë një mesazh të qartë atyre që e sulmuan me thirrje raciste.

“Është një humbje që dhemb, por do të ngrihemi përsëri. Jemi në rrugën e duhur. Për lacialët që ishin të pranishëm në stadium: Turp t’ju vijë!”, ka shkruar Super Mario në Instagram.

Related posts

JUVENTUS PËRBALLË RONALDOS? Do të ndodhë, nuk është shaka (FOTO)

Delo.autor

ADESANYA MBRON TITULLIN KAMPION NË UFC/ Romero: Ai vrapon si Usain Bolt (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Argjentina fton “gjysmën” e Serie A për Kupën e Botës 2022, përveç yllit të Juventusit…

Delo.autor

Leave a Comment