Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NGA CANA TEK IGLI TARE/ Ja lojtarët “kuqezi” që do marrin pjesë në miqësoren e yjeve

Një organizimin madhështor do të zhvillohet, teksa në vendin tonë, më 10 janar, do të luhet një miqësore me pjesëmarrjen e veteranëve të Kombëtares shqiptare, atyre të Italisë kampione bote në 2006-ën, veteranëve të Turqisë pjesëmarrëse në botërorin 2002, si dhe veteranëve të Greqisë së artë, që triumfoi në “Euro 2004”.

dddd

 

Kjo ndeshje miqësore organizohet nga Andi Lila, me moton “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”. Të gjitha të ardhurat nga biletat do të shkojnë për të prtekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kjo sfidë do të zhvillohet në 10 janar, në “Air Albania”, duke filluar nga ora 18:00. Vetë Andi Lila përmes postimeve në rrjetet sociale ka zbuluar lojtarët shqiptarë që do të jenë prezentë në fushë.

Ja lojtarët e Shqipërisë:

Foto Strakosha, Lorik Cana, Edvin Murati, Alban Bushi, Igli Tare, Altin Lala, Besnik Hasi, Altin Rraklli, Erjon Bogdani, Arjan Beqaj, Artim Shaqiri(Maqedoni e Veriut), Klodian Duro, Ervin Bulku, Armend Dallku, Nevil Dede, Debatik Curri, Hamdi Salihi, Redi Jupi, Nderim Nexhipi(Maqedoni e Veriut) dhe Adrian Aliaj. Trajner do të jetë Ilir Shulku.

Related posts

Goditjet e lira i kishte si penallti/ Andrea Pirlo zgjedh 3 “pasardhësit” e tij

Sadik.Autor

Pas golit në Europa League, shqiptari i AEK-ut ka ëndrrën e madhe për Kombëtaren

Q.Autor

10 DITË ME KRAH TË FASHUAR/ Dëmtohet në shpatull Albi Doka, ja çfarë rrezikon… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment