Futboll Premier League Sport

“YLLI” JONES I DHUROI FITOREN NDAJ EVERTON/ Klopp i thur elozhe talentit: I pabesueshëm…

Jurgen Klopp mendon se Curtis Jones mund të bëhet ylli më i ri i Liverpool pas golit të mrekullueshëm të adoleshentit që vendosi ndeshjen e FA Cup ndaj Everton.

Klopp bëri nëntë ndryshime në formacionin e tij, duke u dhënë një mundësi të madhe adoleshentëve të cilët nuk zhgënjyen.

“Jones? Një lojtar i pabesueshëm. Ai ka një vetëbesim të madh dhe po pret me padurim të luajë në ekipin e parë, dhe ai do të jetë një lojtar i Liverpool-it nëse nuk ndodh ndonjë çudi, 100%.

Nuk jam i befasuar nga goli që shënoi, ndonjëherë edhe ne në stërvitje harrojmë që është vetëm 18 vjeç.

Lojtarët e mi bënë një ndeshje të guximshme, një paraqitje e madhe nga të gjithë. E vetmja gjë që nuk doja ishte barazimi.”

Related posts

Tifozëve i “vjen në majë të hundës” Neymari, shikoni veprimin e radhës që i acaroi (VIDEO)

Isa.Autor

NUK SHIHET NË PLANET E INZAGIT/ Interi gati të ndërprejë bashkëpunimin me…

Delo.autor

SKANDALI/ Zbulohet audio e re e Perez: Ronaldo është idiot, i sëmurë, ndërsa Mourinho anormal

Delo.autor

Leave a Comment