Futboll Seria A Sport

“LU-LA” THYEN “MALLKIMIN” 23 VJEÇAR/ “Zikaltërit” mposhtin Napolin dhe rimarrin kreun

Interi i Antonio Kontes ka thyer tabunë “San Paolo”, teksa ka mposhtur Napolin me rezultatin 1-3. Zikaltërit kishin plot 23-vite që nuk fitonin në transfertë ndaj Napolit në një ndeshje të Serisë A, teksa triumfi i fundit datonte në vitin 1997. Në stol atëhëre ulej Xhixhi Simoni, ndërsa në fushë ishin emra të mëdhenj si Bergomi, Simeone, Xhorkaef dhe Ronaldo “Fenomeni”.

Për sa i përket ndeshjes së sotme, për t’i dhuruar fitoren zikaltërve mendoi dyshja e sulmit Romero Lulaku dhe Lautaro Martinez. Belgu relizoi dopietë në pjesën e parë, ndërkohë që argjentinasi vulosi triumfin në të dytin. Golin e vetëm për Napolin, e shënoi Milik, i cili provoi të rihapte sfidën, por vetëm aq.

Lukaku

Për sa i përket futbollistit të Kombëtares, Elseid Hysaj, ai e nisi ndeshjen si  titullar, teksa u zëvendësua në minutën e 81-të nga Lozano. Me triumfin e sotëm, zikaltërit rimorën sërish kreun, teksa kryesojnë së bashku me Juventusin me pikë të barabarta.

Related posts

Zbulohet lojtari me vlerësimin më të lartë për tre muajt e fundit

Sadik.Autor

SKANDAL RACIZMI NË BUNDESLIGA 2/ Tifozët e ofendojnë, 20-vjeçari del nga fusha me lot në sy (VIDEO)

Delo.autor

Kukësi bën detyrën në Lushnjë, golat e Gurit dhe Idrizit nderojnë verilindorët (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment