Futboll Premier League Sport

KLUBI I HOQI SHIRITIN E KAPITENIT/ Sherr me sulmuesin, Arteta merr vendimin drastik për Aubameyang

Pierr-Emerik Obamejang nuk është më kapiteni i Arsenalit. Vonesa e tij për të kryer testin e COVID-it pasi u kthye nga Franca ku ishte për të marrë nënën e tij të sëmurë, ishte pika që derdhi gotën në shtëpinë e “Topçinjve”.

Klubi njoftoi se sulmuesit i është hequr shiriti i kapitenit pas thyerjes së fundit të disiplinës, ndërsa ai është pezulluar edhe për derbin e sotëm ndaj Uest Hemit. Trajneri Arteta ia komunikoi vendimin futbollistit në stërvitjen e së hënës të cilën dëshmitarët e kanë përshkruar si një përballje të tensionuar.

Në konferencën e djeshme, Arteta refuzoi të konfirmonte nëse sulmuesi do të luante më për klubin e tij. Ai është i pakënaqur nga sjelljet e tij këto muajt e fundit, ku gabonezi e ka thyer disiplinën me organizime gjatë pandemisë, por edhe me vonesa të tjera dhe nuk ka qenë më shembull në skuadër.

“Nuk kam më shumë për të thënë. Deklarata e klubit është me të vërtetë e qartë. Është një vendim që e morëm pas incidentit të fundit me lojtarin. Ai e pranoi vendimin. Ka nevojë për pak kohë që të shërohet. Për momentin nuk është grumbulluar në skuadër. Ne kemi shumë lojtarë që mund ta zëvendësojnë.

Në ndeshjen e fundit ishte Lakazet. Por ne kemi edhe Granitin gjithashtu, i cili ka qenë kapiten. Sigurisht që është një situatë me të vërtetë e pakëndshme dhe nuk është ky momenti për të marrë një vendim të nxituar”. Në fakt, tifozët e Arsenalit janë të përçarë, duke qenë se Xhakës shiriti iu hoq nga ish-trajneri Unai Emeri dy vite më parë pas konflikteve të përsëritura me tifozët.

Related posts

DERBI I MADONINËS/ Aksion model i Inter, Lukaku kthen “Zikaltërit” në lojë (VIDEO)

Delo.autor

Valentino Rossi, djalë me shije/ E dashura e tij po “çmend” Instagramin (FOTO)

Isa.Autor

FULHAM-MANCHESTER CITY/ “Qytetarët” kërkojnë fitoren për të thelluar distancën nga ndjekësit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment