Futboll Sport

E PRESIN NË MADRID/ Cavani mendon për PREMIER LEAGUE

Atletico Madrid mund të humbasë Edinson Cavani nëse presin deri më 30 qershor për të provuar dhe firmosur me të.

Lajmin e bën të ditur radio “Monte-Carlo” që zbulon se për sulmuesin janë futur në garë edhe dy klubet angleze, Chelsea dhe Manchester United.

Uruguajiani dhe Atletico kanë një marrëveshje për janar, për sa kohë që klubi nga Madrid mund të bindë PSG ta shesë.

Sidoqoftë, kur kontrata e tij me kampionët e Ligue 1 skadon më 30 qershor, ai mund të studiojë për një tjetër destinacion. Mundësia për të provuar aftësitë e tij në një kampionat të fortë si ai anglez e shtynë Cavanin që të synojë një marrëveshje me Chelsea ose United.

Megjithatë, 3 skuadrat e lartpërmendura nuk janë të vetmet në garë për Cavanin. 32-vjeçari ka qënë më parë objektiv i Juventusit dhe Napolit, si dhe disa skuadrave kineze.

Related posts

NGA NJË GOL PËR SECILËN PJESË/ Liverpool merr kryesimin, të kuqtë bëjnë detyrën në shtëpi

F.autor

Hazard te Reali? Transferimi kryhet vetëm nëse ndodh kjo gjë (FOTO)

Q.Autor

PSG dhe Inter vendosin për Pastore dhe Brozovic

Q.Autor

Leave a Comment