Futboll Sport

LUKAKU “GROPOS” NAPOLIN/ Interi rrëzon Juven nga froni i Serie A

Interi ka koleksionuar një fitore karakteri ditën e sotme kundër Napolit në transfertë.

Zikaltrit kanë mundur të kaltrit në “San Polo” me rezultatin 1-3 falë dopietës së Lukakut dhe finalizimit të Lautaro Martinez.

Romelu Lukaku zhbllokoi sfidën në minutën e 14-të. I njëjtë autor dyfishoi rezultatin në minutën e 33, pas një gafe të portierit Alex Meret. Në fund të pjesë së parë Napoli ngushtoi shifrat me sulmuesin Milik. Në pjesën e dytë Lautaro Martinez shënoi golin e tretë pas një topi të ngelur vakant në zonë.

Me këtë fitore të arritur në javën e 18-të të Serie A, Interi ngjitet sërish në krye të kampionatit me 45 pikë, aq sa ka edhe Juventusi por me nje golavarazh më të mirë se bardhezinjtë.

 

Related posts

PASI SIGURUAN NICOLAS PEPE/ “Topçinjtë” gati 60 milionë euro për objektivin e Milan…

Delo.autor

VINICIUS JR PËR GOLIN/ Numërova deri në tre dhe pastaj godita fort

Isa.Autor

I HABIT TË GJITHË/ Lojtari i Real Madrid: Isha në formë të mirë, por Zidane nuk më aktivizonte

Delo.autor

Leave a Comment