Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

MBYLL AVENTURËN ME RANGERS/ Grezda konfirmon: Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë siç dëshirojmë, por…

Eros Grezda ka mbyllur aventurën e tij me Rejnxhërs në Skoci, teksa tashmë do të vazhdojë karrierën e tij te Osijek në Kroaci.

Aventura e sulmuesit shqiptar me Rejnxhërs nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, kjo eshë për shkak të problemeve që kishte në ekip.

Tekniku i skuadrës skoceze, Stiven Zherard kërkonte largimin e Grezdës me çdo kusht nga ekipi, kjo për shkak të një incidenti që ndodhi me të rinjtë, ku shqiptari pështyu një nga kundërshtarët.

Tashmë largimin e ka konfirmuar edhe vetë futbollisti, i cili nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ka shkruajtur një mesazh lamtumire për klubin. “Ndonjëherë në jetë gjërat nuk shkojnë siç dëshirojmë, por gjëja e rëndësishme është që kurrë të mos heqësh dorë nga ëndrrat e tua! Uroj gjithë të mirat për shokët e mi të skuadrës dhe klubin.”, shkruan Grezda.

Related posts

TRI NDESHJET E TETORIT/ Luis Enrique befason me dy prurje të reja tek Spanja

Delo.autor

E ARDHMJA E XHERDAN SHAQIRIT/ A do të transferohet ish-ylli i kombëtares zvicerane

F.autor

EUROPA LEAGUE/ Shtanget Partizan, Martial realizon një SUPER GOL për “Djajtë e Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment