Futboll La Liga Sport

PAS PËLQIMIT TË FOTOS ME FANELLËN E LIVERPOOL/ Plasin polemikat për yllin e Barcelonës (FOTO)

Sulmuesi i Barcelonës, Osman Dembele, ka shkaktuar polemika në Spanjë pas pëlqimit të një fotomontazhi të tij me fanellën e Liverpulit.

Në fakt, fotoja është momenti kur Vajnaldum feston golin e tij në përmbysjen e çmendur 4-0 ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions-it sezonin e shkuar dhe ku duket edhe mbrojtësi i Liverpulit, Trent-Aleksander Arnold.

Fotoja e retushuar me imazhin e sulmuesit të Barcelonës në vend të kokës së mesfushorit holandez u postua nga një tifoz i Liverpulit dhe Dembele nuk ngurroi që ta pëlqente, duke shkaktuar edhe një valë të re spekulimesh për një transferim të mundshëm në “Anfield Road”.

1224267_1

Ish-talenti i Dortmundit, i cili nuk është ambientuar kurrë në “Camp Nou”, është përfolur shpesh për një largim nga Barcelona. Në Premier Ligë, Çelsi dhe Junajtid kanë qenë klubet e interesuara për francezin.

Related posts

KAOS TEK INTERI/ Pas barazimit me Torinon, DËNOHET ASHPËR ky SUPER lojtar

Isa.Autor

RRËFEN PRAPASKENËN/ “Fenomeni” zbulon futbollistin, të cilit ia pastronte këpucët pas stërvitjes

Delo.autor

LA LIGA NË KRIZË PREJ COVID-19/ Barcelona dhe Real Madrid detyrohen të ulin pagat deri në 50%

Delo.autor

Leave a Comment