Futboll Premier League Sport

NDESHJET PA HUMBJE/ Kampionët e Europës në kërkim të rekordit të Milanit

Fitorja e Liverpulit ndaj Shefilld Junajtidit në javën e fundit të Premier Ligës do të thotë se tashmë skuadra e Jyrgen Klopit ka vendin e saj në historinë e rekordeve. Ata mbushën një vit që nuk e ndiejnë shijen e disfatës në kampionat. “Reds”-at kanë 37 ndeshje pa humbje, duke grumbulluar në total 101 pikë.

Disfata e tyre e fundit daton në sezonin e shkuar, 2-1 ndaj kampionëve të Mançester Sitit më 3 janar 2019. Skuadra e Klopit u bë skuadra e tretë e Premier Ligës që e mbyll një vit pa humbje pas Arsenalit me 49 ndeshjet që përfshinë të gjithë sezonin 2003-‘04 dhe Çelsin (nga tetori 2004 deri në nëntor 2005, 40 ndeshje).

Humbjet e vetme në Angli gjatë kësaj periudhe kanë qenë ajo ndaj Uolvesit në Kupën FA janarin e shkuar dhe ajo e skuadrës së tretë që luajti ndaj Aston Vilës në çerekfinalen e Kupës së Ligës muajin e shkuar. Ata janë mundur dy herë në Champions, kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e parë të sezonit të shkuar dhe kundër Napolit në fazën e grupeve të këtij sezoni. Por, pavarësisht një rekordi të tillë, të kuqtë nuk fituan asnjë trofe brenda ishullit gjatë vitit 2019.

D

Sukseset e tyre të vetme ishin në arenën ndërkombëtare, ku ata u bënë skuadra e parë angleze që fituan Champions-in, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve. Për ta zbritur nga froni skuadrën rekordmene pa humbje në kampionat, ata do të duhet ta zgjasin edhe shumë ndeshje rekordin e tyre personal. Rekordin më të gjatë e mban Milani, që gjatë vitit 1991-1993 nuk u mposht asnjëherë gjatë 58 ndeshjeve në kampionatin italian.

Related posts

GOL FANTASTIK/ Talenti shqiptar dhuron spektakël në kompeticionin Europian (VIDEO)

Delo.autor

CR7 U LARGUA PAS SFIDËS NDAJ INTER DREJT PORTUGALISË/ Ja çfarë do të ndodhë për ndeshjen Champions ndaj Lyon

Delo.autor

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Motra bën postim prekës në rrjetet sociale: Edhe Nala është…(FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment