Sport

KONTINENTI I KANGURËVE I “PUSHTUAR” NGA FLAKËT/ Organizatorët marrin vendimin për “Australian Open”

“The shoë must go on” – Spektakli duhet të vazhdojë. Edhe pse Australia është ende e përpirë nga flakët, që prej ditësh kanë “pushtuar” kontinentin e kangurëve, sporti nuk ndalet. Përkundrazi, sporti mund të sjellë një frymë të re optimizmi në këtë vend.

Për këtë arsye, grand slam i Australian Open do të zhvillohet normalisht në Melburn dhe do të nisë sipas parashikimit, më 20 janar.

Craig Tiley, drejtori i turneut, tha: “Parashikimet janë të mira dhe nuk presim asnjë vonesë. Do të kemi në turne ekspertë meteorologë si dhe specialistët të cilësisë së ajrit. Nuk kemi frikë, pasi kemi 9 fusha të mbuluara, që na kanë dhënë mundësi prej vitesh të zhvillojmë ndeshje edhe kur jashtë ishte shi. Ne do të zhvillojmë turneun për të mbledhur fonde për të ndihmuar të prekurit nga zjarri”.

Related posts

FINALJA E CHAMPIONS LEAGUE/ Ederson bën deklaratën e bujshme: Nuk më duhet të stërvitem aq shumë, por…

Delo.autor

TIRANA-PARTIZANI/ Një përballje që do të dhurojë spektakël në “Air Albania” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ZGJODHI ARABINË SAUDITE/ Milinkovic-Savic: Jam i lumtur për pritjen, Al-Hilal ekip me traditë

F.autor

Leave a Comment