Të tjera

Simona Halep refuzon kombëtaren për të luajtur në turneun e Doha

Tenistja rumune Simona halep, numri 2 në botë, nuk do të luajë me kombëtaren e Rumanisë në dy takimet e raundit të parë të Federations Cup ndaj Kanadasë, pasi ka kërkuar më shumë kohë për të rikuperuar pas probleme fizike që pati pas grand slemit të Australian Open. Gjithsesi, Halep ka konfirmuar se do të jetë javën e ardhshme në turneun e Doha, ku marrin pjesë disa nga tenistet më të mira në botë (Wozniacki, Muguruza, Sharapova, Pliskova).

“Nuk do të luaj për kombëtaren për shkak të dëmtimit dhe i kërkova trajnerit më shumë kohë për të rikuperuar. Në këtë mënyrë, në kombëtare do të jenë 4 lojtare që janë më në formë se unë. Më vjen keq, por nuk isha gati për një rikthim kaq të shpejtë në fushë”, tha Halep, që do të udhëtojë drejt Dohës, ku nesër do të nisin ndeshjet e këtij turneu. Tenistja rumune nuk luan që pas humbjes në finalen e Australian Open, ku u mund 2-1 nga Wozniacki.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Leclerc me këmbë në tokë: Mos prisni mrekullinë nga Ferrari

Delo.autor

DOLI POZITIV TESTI ANTIDOPING/ Pezullohet 4 vjet dhe i heqin rekordin botëror atletit 30-vjeçar…

Delo.autor

David Haye: S’jam i mbaruar, kam ende shumë për të dhënë

Q.Autor

Leave a Comment